Turqia dhe Suedia njohin pasaportat e Kosovës
Albeu.com
Sipas njoftimit të Zyrës turke në Prishtinë, duke filluar nga dita e hënë më 11 gusht, vizat do të mund të merren në zyrën turke, përfaqësitë dhe konsullatat në mbarë botën dhe në kufi, ndërsa pagesa për një vizë është 10 euro ose 15 dollarë.Turqia dhe Suedia kanë njohur pasaporta e reja të Kosovës, shtete që e kanë njohur tashmë edhe pavarësinë. Sipas njoftimit të Zyrës turke në Prishtinë, duke filluar nga dita e hënë më 11 gusht, vizat do të mund të merren në zyrën turke, përfaqësitë dhe konsullatat në mbarë botën dhe në kufi, ndërsa pagesa për një vizë është 10 euro ose 15 dollarë. Zyra turke në Prishtinë bën të ditur gjithashtu se ky vendim është rezultat i marrëdhënieve të thella mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës

Ndërkohë qeveria suedeze e ka konfirmuar këtë njohje përmes një njoftimi zyrtar, dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Në njoftim shpjegohet se shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë në këtë vend edhe me dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut, derisa ato të jenë të vlefshme.
Shtuar më 09/08/2008, ora 01:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori