Turqi, shqiptarët blejnë pasuri të patundshme
Ankara
Të huajt kanë “vërshuar” drejt Turqisë për të blerë pasuri të patundshme. Gazeta turke “Sabah” shkruan në një artikull të titulluar “Pse të huajt janë duke blerë real estate në Turqi”, se të huajt po blejnë pasuri të patundshmeTurqi, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë që kanë blerë mjaft shtëpi, troje apo dyqane në këtë vend.

Artikulli i referohet të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Regjistrit të Tokës dhe Kadastrës. Numri i të huajve që kanë investuar në pasuri të patundshmeTurqi ka arritur në 119.599 dhe mes tyre janë mjaft shqiptarë.

Konkretisht, sipërfaqja e përgjithshme e pasurisë së paluajtshme e blerë nga të huajt në Turqi, është një sasi totale prej 81.664.098 metrash katrorë. Në total, janë qytetarët e 89 vendeve të ndryshme të cilët kanë blerë pronaTurqi.

Këto vende përfshijnë qytetarë nga “Gjermania, SHBA, Andorra, Argjentina, Shqipëria, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bahreini, Belgjika, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bosnjë-Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Algjeria, Republika Çeke, Kina, Danimarka, El Salvadori, Estonia, Maroku, Filipinet, Finlanda, Franca, Afrika e Jugut, Gjeorgjia, Kroacia, India, Holanda, Hondurasi, Iraku, Anglia, Irani, Irlanda, Spanja, Izraeli, Suedia, Zvicra, Italia, Islanda, Xhamajka, Japonia, Kanada, Mali i Zi, Kazakistani, Kenia, Kirgizstani, Koreja e Jugut, Kuvajti, Letonia, Libia, Lihtenshtejni, Lituaniaa, Libani, Luksemburgu, Hungaria, Maqedonia, Malajzia, Malta, Meksika, Egjipti, Moldavia, Nigeria, Ishujt Norfolk, Norvegjia, Uzbekistani, Pakistani, Peruja, Polonia, Portugalia, Rumania, Ruanda, Rusia, Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Sri Lanka, Arabia Saudite, Taxhikistani, Tunizia, Turkmenistani, Ukraina, Jordania, Venezuela, Zelanda e Re, Greqia”.

Shtetasit britanikë dhe gjermanë renditen të parët që kanë blerë më shumë pronaTurqi, me një sasi në total prej 24.848 të tillash.

Ndjekur nga grekët që zotërojnë një total prej 9.888 pronash të blera në shtetin e tyre fqinj, 6.849 prona të blera nga qytetarë irlandezë dhe më tej, nga rusët me 4.227 pronapatundshme.

Ndërkohë, grekët me origjinë turke janë pronarët të shumë prej pronave që kanë blerë në Stamboll, Izmir dhe Bursa.

Kurse në Antalia, dallohen më shumë për blerjet gjermanët dhe holandezët.
Në fund, artikulli shton se në kryeqytetin turk, Ankara, dallohen qytetarët nga Shtetet e Bashkuara të jenë shumica e të huajve që kanë blerë pasurive të patundshmeTurqi, kurse, qyteti më i dëshirueshëm mbetet Antalia, ku numërohet një total prej 31.164 40.090 pronash në pronësi të të huajve.

Pas saj, qytetin më i dëshirueshëm për pronarët e huaj në Turqi është Ispartan me 20.196 shtetas të huaj që mbajnë një total prej 14.561 pronash.
Në vijim është Ajdin me 17.629 të huaj që mbajnë 12.803 prona, kurse në Stamboll 12.442 të huaj, kanë blerë një total prej 12.190 pronash. Krahinat e vetme në Turqi ku të huajt nuk kanë prona janë Agri, Hakkari, Siirt, Sirnak dhe Bitlis.

Shpësh herë njerëzit e quajtnë Turqinë si “Amerika e Vogël”, mbase kjo është edhe ajo e cila tërheq investitorët e huaj. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2011, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori