TURQI/ I zuri banesa sipër, babai i kishte mbuluar fëmijët e tij me trup (VIDEO)
Një tërmet i fortë ka goditur ditën e sotme Turqinë.

Mbrëmjen e sotme në SivriceElazig ka rënë një tërmet i fortë prej 6.8 ballësh.

Nga raportimet e para mësohet se tërmeti ka shembur banesa të shumta ndërkohë raportohen edhe viktima.

Një dramë e vërtetë ka ndodhur në epiqendrën e këtij tërmeti, ku një baba e dy fëmijët e tij i ka zënë banesa sipër.

Mësohet se babai i kishte mbuluar fëmijët e tij me trup, moshat e emrat e të cilëve ende nuk dihen.

Sipas CNN në Turqi, epiqendra është shënuar në rrethin SivriceElazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera. /albeu.com/


Shtuar më 24/01/2020, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori