"Turp, turp", mbërrin mes thirrjeve Ministri i Jashtëm grek
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka filluar zyrtarisht vizitën e tij zyrtare 1-ditore në Tiranë.

Ai fillimisht ka shkuar tek Ministria e jashtme e Shqipërisë teksa eskorta e tij është ndeshur me protestën e PDIU.

Protestuesit e kanë pritur ministrin grek me thirrjet "turp, turp".

Sot PDIU proteston kundër vizitës së Dendias për marrëveshjen e detit teksa simpatizantët e saj janë përplasur edhe me Policinë që nuk u dha leje për protestën.

Shtuar më 20/10/2020, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori