Inida
Gjata, e njohur me emrin e artit “Zhaku”, ka reaguar pas përfshirjes së emrit të
Elvana Gjatës, në përplasjen me armë që ndodhi në Bllok, ku u vra një person.
Ajo thotë se reagimet e mediave dhe shoqërisë janë të turpshme.
“Kur do vijë dita që opinioni
publik do të kuptojë se gjykimi i tyre i gabuar shpesh herë e ka marrë më qafë?!
Si ka mundësi që po lejoni dhe stimuloni shkatërrimin e një njeriu me aq shume vlera si
Elvana Gjata?!
Si mund ta hidhni kështu kaq lehtë një yll që deri më dje e keni adhuruar e ngritur në kupë të qiellit?!
Si nuk kanë turp ato media që kanë ngrënë bukë prej dhjetëra vitesh falë
Elvana Gjatës, që e përgojojnë dhe përflasin kaq padrejtësisht një figurë aq të adhurueshme si
Elvana Gjata?!
Sa shoqëri e pamoralshme jeni ju, qe u bëni gjyq
publik grave të botës?!
Që u përgojoni të kaluarat njerëzve që nuk ju kanë bërë asgjë përveçse ju kanë ngritur moralin, ju kanë dhënë mirësi dhe ju kanë respektuar.
Turp! Jam shumë e lënduar nga ky lloj maskarallëku mediatik dhe
publik.
Nuk mund ta bëni një vajzë aq të edukuar, të talentuar dhe të heshtur, që vetëm ju ka lumturuar deri tani, të ikë nga sytë këmbët e lënduar nga kjo poshtërsi e pamerituar.
Shumë turp.
Elvana Gjata është një figurë frymëzuese, e bukur dhe shumë e talentuar.
Mos e harroni kontributin e saj në shoqëri.
Nuk ju ka bërë të vuani ndonjëherë, qe ju ta vrisni kështu.
Jam shumë e tronditur nga reagimi
publik dhe media në këtë rast.
Nuk është shenjë e mirë kjo.
Një shoqëri që reagon kështu si ka punët në rregull”, shkruan ajo.
Shtuar më 11/10/2018,
ora 15:06