Vijon i nxehti në vend, sot temperaturat 42 gradë

Edhe sot mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët por të nxehtë.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësira të lehta shfaqen në verilindje dhe juglindje të vendit gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që termometri gjatë mëngjesit në zonat malore të ngjitet në 18°C ndërsa mesdita ngjitet në 42 gradë C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi jugor-jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 08:03