Turistja çeke tenton të mbytet në plazhin e Durrësit, kalimtarët i shpëtojnë jetën
Një shtetase çeke ka tentuar t’i japë fund jetës duke u mbytur në bregdetin e Durrësit, por ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes në kohë të personave që e kanë pare.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje, rreth orës 21:00, kur është konstatuar në det duke u mbytur shtetasja çeke H.D., 52 vjeçe, rezidente në Tiranë.

Pasi është arritur që të nxirret nga uji, ajo është dërguar në QSUT “Nënë Tereza”, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se 52­vjeçarja vuan nga probleme mendore, ndërsa në breg të detit ku u shënua ngjarja, është gjetur edhe një sasi medikamenti Diapezon.

Materialet e këtij rasti u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim./Albeu.com/
Shtuar më 22/10/2016, ora 20:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori