Turistët shqiptarë rrezikojnë 3 mijë euro gjobë pasi morën rërë në Sardenjë
Babë e bijë nga Shqipëria ishin drejtuar në portin Olbia Isola Bianca.

Por gjatë një kontrolli, autoritetet italiane konstatuan se në valixhen e tyre kishte një sasi prej një kilogrami rëre të paketuar në dy shishe uji gjysmë litre dhe një qese plot me guaska.

Pas kërkimeve, kjo rërë rezultoi se ishte marrë nga plazhet Gallura, në Sardenjë ku është e ndaluar të marrësh rërë.

Babë e bijë po hynin në traget për të shkuar në Genova kur u ndaluan.

Ata nuk ishin në dijeni të këtij ligji dhe tani rrezikojnë të marrin një gjobë prej tre mijë eurosh.

Autoritetet italiane kanë vënë masa gjobe deri në 3 mijë euro për të gjithë pushuesit që marrin qoftë edhe pak rërë nga plazhi. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori