Turi do të ikë nga "Vizion Plus", por do të marrë me vete dhe aktorët e "2XL"
Pëlqej
Pak ditë më parë moderatori i njohur Turjan Hyska u përfol në media se së shpejti do të ndërronte televizionin ku punon aktualisht, "Vizion plus-in", duke kaluar në "Tv Klan".

Madje ai u fotografua ne ambjentet e "Klanit" duke biseduar me pronarin e televizionit, Aleksander Frangajn.

Ky lajm u mohua nga Turi, pasi sipas tij asgjë që flitej nuk ishte e vërtetë.

Burimet thanë se tashmë kontrata e re e punes ështe firmosur. Së shpejti Turjan Hyskën do ta shohim në televizionin e ri "Klan Plus", ku do të marrë postin e drejtorit Ekzekutiv të Televizionit, shkruan Express.

Bëhet e ditur se moderatori gjithashtu do të "rrëmbejë" nga "Vizion Plus" emisionin e tij të humorit, "Apartamentin 2XL", për ta zhvendosur në "Klan", së bashku me aktorët Julian Deda, Albano Bogdo etj.

Detajet se në cilën datë dhe orë do të nisë emisioni i humorit në Klan, priten të zbulohen në vazhdimësi. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori