Tupurkovski: Pavarësia e Kosovës është e pashmangshme
Albeu.com
"Pavarësia e Kosovës është jo vetëm e pashmangshme, por edhe e logjikshme dhe Shkupi e ka pranuar një zgjidhje të tillë të statusit, ka thënë kryetari i Alternativës Demokratike të Maqedonisë, Vasil Tupurkovski, në një diskutim të zhvilluar në qendrën Wilson, në Washington."Kosova do të marrë pavarësinë. Për shumë kohë në Maqedoni nuk pranohej kjo mundësi. Tani ky është opinioni zyrtar i qeverisë dhe ky është një opinion i justifikueshëm, pasi nuk mendoj se është e imagjinueshme që Serbia ta rimarrë sovranitetin, ndërkohë që aktualisht në Kosovë nuk ka institucione të Serbisë, nuk ka forca ushtarake apo policore të Serbisë, është shprehur Tupurkovski, njofton "Zëri i Amerikës".
Shtuar më 20/01/2006, ora 14:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori