Tuneli i rrugës Tiranë-Elbasan mund të përfundojë brenda
vitit 2012 dhe jo
vitit të ardhshëm ashtu sikurse ishte parashikuar në marrëveshje. Kredia e fundit për ndërtimin e kësaj rruge, u miratua me konsensus të plotë nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë e Financave.
Kjo kredi nënshkruhet me fondin e OPEC-ut dhe përmbyll shumën totale prej 293 milionë dollarë. Zëvendësministri i Transportit, Ernest Noka deklaroi se rruga pritet të përfundojë totalisht në mes të
vitit të ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012,
ora 16:31