Tufa publikon procesverbalin me firmën e Krajës: Kjo është vepra e kreut të SPAK (FOTO LAJM)

Më zgjedhjen e Arben Krajës në krye të SPAK, ka ardhur menjëherë reagimi i ish-kryetari i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa.

Ditën e sotme Tufa ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke opublikuar edhe një procesverbal sipas të cilit provohet se Kraja ka dënuar bashkëqytetarin e tij, Beniamin Bizi.

“Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë!”, shkruan Tufa duke shtuar se në vijim mund të ketë edhe material të tjera.

Reagimi i plotë:

Ja pra “kryevepra” e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t’i prishje “moralin komunist”:)) Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi…

Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! ǒtë thush më? Meqë deshët fakte…

Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë!
Ndalemi me kaq, se ka më…
Shtuar më 20/12/2019, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori