Tubim Përkujtimor : Mulla Hajdar Kurtishi Nacionaldemokrati i parë shqiptar nga Kumanova
Albeu.com
Gjatë fundjavës së kaluar në fshatin Orizare të Likovës është shpalosur pllaka përkujtimore e njërit ndër veprimtarit të paepur të çështjes kombëtare, gjegjësisht të kohës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH) për Karadakun e Kumanovës, Mulla Hajdar Kurtish Jashari.Në vitin 1945 ai ishte zgjedhur kryetar i kësaj levizjeje për Kumanovë e rrethinë dhe kishte pasur një ndikim të madh në popull. Këtë më së miri e dëshmoi edhe pjesëmarrja e shumë njerëzve në shpalosjen e pllakës përkujtimore të tij, të cilët ksihin ardhur nga Presheva Struga e më gjerë.
“Ne sot pranë varrit të bashkfshatarit tonë të palodhur për çështjen kombëtare po zbulojmë pllakën përkujtimore e cila sinjifikon, përpjekjet e një gjenerate të tërë të periudhës së lavdishme të historisë, së NDSH. Ai më tej ka shtuar se “madhështia e kësaj figure qëndron se herët e kishte deshifruar mashtrimin e shpejtë që i është bërë pjesës së popullit tonë nga ana e pushtetit të mëparshëm sllav nën parullën e vëllazërim-bashkimit. Mësimet e Mulla Hajdarit ishin udhërrëfyese nga se sipas atij ‘pushtuesve nuk duhet shërbyer”, ka thën Murat Jashari, kryetar i “Bashkësisë së Mërgimtarëve të Orizares” në Zvicër.

Në pllakën përkujtimore shkruan edhe epitafi i Mulla Hajdarit, “Ata të cilët nuk sakrifikojnë për liri nuk kanë as komb as fe”.
Hajdar Kurtishi u lind më 1909 në fshatin Orizare të *dakut të Likovës. Bashkëkohësit e tij e kanë cilësuar si një vizionar të mirë. Në jetë ai ishte fetar, por edhe mësues iluminst e atdhetar.
Fëmijëria e tij ishte e trishtueshme nga varfëria dhe luftërat e njëpasnjëshme ballkanike, pastaj Lufta e Parë Botërore, krijimi i mbretërisë sërbo-kroate- sllovene, të cilat kishin ndikuar mjaft në formimin e personalitetin të Hajdarit.
Ai, një ndikim të drejtëpërdrejtë kishte pasur nga Muhamet Ali Efendiu nga Elbasani, me cka pos miqësisë kishte filluar edhe organizimin politik dhe ushtarak për *adakun e Likovës.
Një qëllim të mirë Mulla Hajdarit kishte në vitet e dyzeta të shekullit të kaluar bashk me Shaban e Azem Efendiun si dhe Hafuz Jasharin për ngritjen e iniciativës për fshatrat e *adakut ku do të hapeshin shkolla në gjuhën shqipe, e cila do të funksiononte nëpër mejtepet e xhamive. Por një ide e tillë nuk u realizua për shkak të masave represive të administratës bullgare të asaj kohe.
Në shtator të vitit 1944 në fshatin Mateç, Mulla Hajdari do të zgjidhet komisar politik, ku kishte për detyrë të furnizonte ushtrinë e Sulë Hotlës me ushqime dhe armatime. Në evokimet për Mulla Hajdarin u “tha se përkundër që ishte hoxhë ai ishte shpeshherë edhe luftar. “Linte shallin dhe luftonte kundër pushtuesve dhe sërish pas tyre kthehej në vendin e tij si hoxhë”, ka thënë Avni Dehari
“Ai ka hapur një dritare për jetë më të mirë. Ai ka ndikuar mjaft edhe në moshpërnguljen e popullatës shqiptare në Turqi në vitet e 55-të, të shekullit të kaluar”, ka shtuar më tej Dehari.
Semine Shabedini-Sadiku kujton “se në vjeshtën e vitit 1945 shumë luftëtarë të asaj kohe formuan Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare për Kumanovë, ku Mulla Hajdari zgjidhet komisar, kurse sekretar Sami Shabedini”.
Pas formimit të Komitetit të NDSH, Mulla Hajdari fillon propagandën nga Llojani që të “mos votohet Titoja i asaj kohe”.
Sadri Shaqiri, imam në fshatin Llojan duke evokuar kujtime për Mulla Hajdarin ka përcjellur edhe mesazhet e tij e tij se “arma është pak e dija do të thotë shumë”.
Sipas tij “duhet bashkim dhe punë” dhe se në jetë fjala është e lehtë por puna e vërtetë”.
Një kontribut i madh i tij ishte me xhematin duke u thënë se ” ju që nuk i dërgoni fëmijët në shkollë nuk mund as të faleni”, kanë evokuar kujtime në shpalosjen e pallkës përkujtimore. Ai ishte i pari që e ftonte popullatën shqiptare që të arsimohet sa më shumë në atë kohë, kanë kujtuar bashkfshatarët e tij.
Në prill të vitit 1946 ai arrestohet ne mejtepin e shkollës Orizare, derisa ishte ne aktivitet. Ai në fillim qëndroi 19 muaj në paraburgim, ndërsa në shkurt të vitit 1947 ai dënohet me 12 vjet burg të rëndë. Edhe përkundë burgut ai u mbeti besnik idealeve atdhetare. Në vitin 1966 ai punoi si imam në fshatin LLojan. Në vitin 1982 ai sëmuret rëndë, ndërsa në shtator të 1991 ai ndërroi jetë.
Për nder të veprës së tij Bashkësia e Mërgimatrëve të Orizares ka ngritur edhe një pllakë përkujtimore mbi varrin e tij.

nga SELAJDIN SHABANI, Nëntor 2005 Orizare/Kumanovë
Marre nga web faqja e Kumanoves: www.kumanova.li
Shtuar më 19/11/2005, ora 19:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori