Ku i ka shkuar mendja?! Shikoni ku e ka fshehur drogën ky shofer
Policia kufitare ka arrestuar një shtetas pasi akuzohet se ka tentuar të trafikojë Cannabis Sattiva drejt Italise.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar 23.2 kg lëndë narkotike kanabis.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në Vijën e Dytë në PKK Durrës, nga Shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip Benz me targa AA 630 PY , në pjesën e traversës gjatësore, poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba llamarine në formë të rrumbullakët, më brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban”- shkruhet në njoftmin e policisë.

. Në përfundim të veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 23 pako me peshë rreth 23.2 kg me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

U arrestua në flagrancë shtetasi: • Arben Dobrozi 41 vjeç, banues në Bilaj, Fushë-Krujë.

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës, më 14.05.2017. Policia Kufitare godet një rast trafikimi të lëndëve narkotike. Tenton të trafikojë Cannabis Sattiva drejt Italisë. Arrestohet në flagrancë një shtetas. Sekuestrohen 23.2 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Më datë 13.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Vijën e Dytë në PKK Durrës, nga Shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip Benz me targa AA 630 PY , në pjesën e traversës gjatësore, poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba llamarine në formë të rrumbullakët, më brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban.

Menjëherë u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • 23 pako me peshë rreth 23.2 kg me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

U arrestua në flagrancë shtetasi: • Arben Dobrozi 41 vjeç, banues në Bilaj, Fushë-Krujë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Trafikimi I lëndëve narkotike" e mbetur në tentative parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2017, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori