Tryeza e negociatave per Presidentin, Emrat e propozuar - jo nga politika
Albeu.com
Burime te partive politike kane bere te ditur per News24, se emrat e propozuar si nga te majtet ashtu edhe nga te djathtet jane emra qe nuk i perkasin politikes, por fushes akademike dhe shoqerise civile Ora 20:42 Ka mese nje ore qe ka filluar raundi i dyte i negociatave mes krereve te 6 partive politike, ku po diskutohet me emra konkrete per presidentin e ardhshem. Burime te partive politike kane bere te ditur per News24, se emrat e propozuar si nga te majtet ashtu edhe nga te djathtet, jane emra qe nuk I perkasin politikes, por fushes akademike dhe shoqerise civile. Po ashtu, nga keto burime mesohet se numri i kandidateve te propozuar eshte 20.

Ora 19:33 Rinis tryeza e negociatave per Presidentin
Ka filluar raundi i dyte i negociatave mes 6 kryetareve te partive te mazhorances dhe opozites per ceshtjen e presidentit te Republikes. Ne takim, ashtu si edhe gjate paradites do te marrin pjese: kryetari i PD-se, Sali Berisha, kryetari i PR-se Fatmir Mediu si dhe kreu i PDK-se Nard Ndoka. Kreret opozitare te pranishem ne takim do te jene: Edi Rama kreu I PS-se, i partise Levizja Socialiste per Integrim Ilir Meta dhe kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi.
Tryeza e sotme e kryetareve te 6 partive parlamentare, zhvillohet nje dite pasi 12 partite parlamentare, zhvilluan nje takim ne nivel kryetaresh, ku vendosen qe Presidenti te zgjidhet me konsensus dhe bashkepunimin me pakete te qarte per reformat e rendesishme.

Nga tryeza e paradites midis 6 partive parlamentare qe ka zgjatur reth 3 ore, nuk erdhi ne drite nje emer konkret per emrin e kandidatit per president qe do t’i shkoje per votim seances se te dieles. Ndersa burimet bene te ditur se jane disktuar edhe emra per te cilet palet duket se do te diskutojne ne tryezen e pasdites qe duhej te kishte nisur tashme. Nje tjeter plan ne te cilen kjo tryeze po punon, eshte edhe ne sferen e reformave, ku me kryesorja do jete ajo e drejtesise. Nje ngrup pune i drejtuar nga ministri i drejtesise do te merret me kete linje. Gjithesesi ajo qe duket qarte nga kjo tryeze eshte ne mos te dielen, ne nje raund tjeter, palet do te bien dakort ne zgjedhjen e nje presidenti konsensual. news24
Shtuar më 06/07/2007, ora 21:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori