Tryeza e dialogut, Topi neser takohet me Ramen dhe Berishen
Albeu.com
Pas takimit të parë të shtunën, presidenti Topi pritet të zhvillojë të martën takime të veçanta me kryeministrin Berisha dhe liderin socialist Edi Rama.Lajmi është bërë i ditur nga zyra për media e Presidencës në Tiranë.
Sipas saj, ditën e nesërme kreu i shtetit ka parashikuar një axhendë të ngjeshur takimes në funskion të zgjidhjes së krizës politike.
Burimet zyrtare, thanë se në këtë axhendë parashikohet takimi i Presidentit Bamir Topi me ambasadorin e Komisionit Europian në Tiranë Helmuth Lohan si dhe me ambasadorin e Spanjës Manuel Montobio, vendi që mban presidencën e radhës të BE-së.
"Në të nëjtën ditë, duke filluar nga ora 10.00, në vijimesi të tryezës politike të së shtunës dhe të kërkimit e gjetjes së pikë takimeve mes pozitës dhe opozitës, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi do të takohet me Ambasadoret Lohan dhe Montobio si dhe do të zhvilloje takime te veçanta me Kryeministrin Berisha dhe Kryetarin e opozites Rama", thuhet në deklaratën e bërë publike nga presidenca në Tiranë.
Shtuar më 15/02/2010, ora 22:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori