Tryeza e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, Fyle të hënën në Tiranë
Pëlqej
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane, Stefan Fyle viziton të hënën Tiranën, në kuadër të Tryezës së katërt të DialogutNivelit të Lartë Shqipëri – BE.

Duke bërë bilancin me të cilin shkon Shqipëria në takimin Dialogut të e Nivelit të lartë kësaj here, ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka theksuar në një prononcim për mediat disa ditë me parë se, takimi do të jetë sërish me pjesëmarrjen e Komisionerit Fyle, i cili për fat të keq vjen në Shqipëri për herë të fundit si Komisioner për Zgjerimin.

Por, bojkoti i opozitës në Kuvend rrezikon që Shqipëria të shkojë në këtë tyrezë pa një Këshill kombëtar të Integrimit.

“Komisioni i Integrimit është mbledhur për të diskutuar çështjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe ka vendosur që do të pritet opozita për t’ju rikthyer Komisionit në mënyrë që të merret një vendim për Këshillin Kombëtar të Integrimit” u shpreh Gjosha. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori