Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Tryeza, Ambasada e SHBA: Te zgjidhet pa vonese ngerci politik
Albeu.com
Ambasada amerikane i ka bërë apel Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike që të shfrytëzojnë tryezën e presidentit Topi për të zgjidhur pa vonesë ngërçin politik në vend dhe të përqendrohen tek axhenda euroatlantike e vendit.
Në deklaratën zyrtare të amabasadës amerikane, lidhur me tryezën e kreut të shtetit thuhet se "Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e Presidentit Topi dhe Këshillit të Evropës për të ndërmjetësuar bllokimin e vazhdueshëm të situatës politike. Ne besojmë se ky proces ofron një mundësi të rëndësishme për zgjidhjen pa vonesë të mëtejshme të ngërçit aktual politik. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfitojnë nga kjo mundësi. Ambasada amerikane ka përshëndetur udhëheqjen e Presidentit Topi në mbikëqyrjen e diskutimeve midis qeverisë dhe opozitës që do të fillojë më 13 shkurt. Ambasada e SHBA-së thekson në fund të deklaratës së saj se "një zgjidhje e shpejtë e ngërçit do të mundësojë që palët të përqëndrohen në axhendën Euro-Atlantike të Shqipërisë".
Më herët edhe zyra e OSBE-së në vendin tonë doli me një deklaratë ku përshëndeti iniciativën e presidentit dhe përgjigjen pozitive liderit të opozitës e mazhorancës.
Shtuar më 10/02/2010, ora 21:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori