Me kërkesë të Kryeministrit
Rama, në mbledhjen e sotme është vendosur që për Drejtoreshën e Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit,
Luneda Sufali të vihet në dispozicion një eskortë policore gjatë 24 orëve.
Kjo eskortë do të organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Një masë e tillë siguri ndërmerret për t'i ofruar zonjës
Sufali të gjithë mbrojtjen e nevojshme në përmbyshjen e detyrës së saj dhe parandaluar çdo kanosje apo rrezik të
mundshëm. Krahas Drejtoreshës së Tatimeve dhe Doganave,
Luneda Sufali ishte një emërim surprizë i Kryeministrit
Rama. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2013,
ora 16:05