Trupi i pajetë i 50 vjeçarit i shtrirë në tokë, ulërimat e gruas së tij: Ma vranë, ma vranë
Detaje të reja mësohen nga vrasja e 50-vjeçarit Ahmet Toska në lagjen ‘Sheq i Madh’ në Fier. Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar të shtëna, ndërsa Toska ka qenë në shoqërinë e gruas së tij, ku është qëlluar me një plumb në kokë nga autorët.

Ata janë shprehur se familja Toska nuk ka pasur asnjëherë probleme, dhe se kanë qenë njerëz të qetë e të respektuar.

“Dëgjuam krisma armësh, i njohim si familje e mirë. Po shoqëronte gruan për në punë, në një furrë buke. Dëgjova ulerima, bashkëshortja po bërtiste “ma vranë ma vranëëëë. Autorët kanë qenë pa makinë, fëmijët kanë parë lemeri. Këtë rrugë bënte gjithmonë”, shprehen banorët e zonës.

Gjithashtu Toska ka qenë pa precedentë të mëparshëm, dhe njihej prej të gjithëve si një njeri i qetë dhe punëtor. Ai është qëlluar në kokë me pistoletë, teksa kishte dalë nga banesa dhe po ecte pranë një shkolle me gruan e tij.
Shtuar më 26/10/2020, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori