Trupi i dekompozuar në Durrës, ku dyshon policia
Një trup i një personi të dekompozuar është gjetur ditën e sotme në zonën e Currilave në qytetin e Durrësit.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, por sipas të dhënave paraprake viktima është e gjymtuar dhe sipas policisë dyshohet se është nxjerrë në breg nga dallgët.

Dyshohet se kufoma i përket një endacaku i cili është rrëzuar nga kodrat e Currilave dhe ka gjetur vdekjen. Pranë kufomës është gjetur një thes me kanaçe.

Trupi është gjetur nga kalimtarët dhe dyshohet se ka rreth pesë ose gjashtë muaj që ka humbur jetën.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori