Trupat nuk njihen nga prindërit, merr përmasa tragjike aksidenti i shqiptarit në Greqi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ka marrë përmasa tragjike aksidenti i tre të rinjve 15 vjeçarë në Kiparisa të Greqisë, mes të cilëve është edhe një shqiptar.

Tre adoleshentët, një shqiptar, një bullgar dhe një grek kishin lënë orën e mësimit për të bërë një xhiro me makinë, por shpejtësia u mori jetën, raporton Albeu.com.

Gjatë drejtimit të makinës me shpejtësi ata janë përplasur ballazai me një furgon duke mos patur asnjë mundësi shpëtimi.

Adoleshenti shqiptar Enriko Buzani ishte edhe pasionant i futbollit duke luajtur me ekipet e të rinjve të zonës.

Por, krahas faktit që humbën fëmijët, prindërit janë duke u përballur edhe me një situatë tjetër të rëndë.

Përplasja ishte aq e fortë sa ka bërë që trupat e të rinjve të mos njihen më as nga prindërit sipas mediave greke duke detyruar autoritetet që të ndërmarrin hapa të tjera për identifikimin e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, ku tre të rinj u nisën për një xhiro me makinë, por nuk u kthyen dot më për shkak të shpejtësisë së lartë, e cila u mori edhe jetën. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2018, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori