Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald
Trump nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për manipulimin e votave të
zgjedhjeve presidenciale.
Trump tha se Administata e tij
bëri që zgjedhjet në SHBA të ishin të sigurta pasi për vitë me radhë, demokratat kanë shprehur pakënaqsitë e tyre në numërimin e votave.
Më tej, ai ka akuzuar sërish Biden për mashtrim.
“Për vite, demokratët kanë predikuar se sa të pasigurta dhe të
manipuluara kanë qenë zgjedhjet tona. Tani ata janë duke thënë se çfarë pune të mrekullueshme
bëri Administrata
Trump në bërjen e
zgjedhjeve më të sigurta ndonjëherë në vitin 2020.
Në fakt, kjo është e vërtetë, përveç asaj që bënë demokratët. Zgjedhje të
manipuluara!”, shkruan
Trump në rrjetin social, Twitter.
Me fitoren në shtetin e Arizonës, presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka marrë në total 290 nga 270 votat e nevojshme elektorale, ndërsa Donalkd
Trump ka 217.
Shtuar më 13/11/2020,
ora 18:58