Trump nuk heq dorë nga posti i Presidentit të SHBA: Fitorja është e imja!

"Do e bëjmë Amerikën të mirë sërish! Ne do të fitojmë..."

Presidenti Donald Trump është i bindur se do të marrë fitoren si President i ShBA, ndonëse triumfin e ka marrë Joe Biden.

“Ne po bëjmë proces të madh. Rezultatet do të fillojnë javën e ardhshme. Do e bëjmë Amerikën të mirë sërish! Ne do të fitojmë”, shkruan Trump.

"Shikoni abuzimin masiv në numërimin e votave dhe njësoj si me vaksinën e hershme, kujtoni që unë jua thashë këtë! Shumë i respektuari Ken Starr: “Zgjatja për tre ditë e numërimit të votave me postë në Pensilvani është shkelje kushtetuese”. Studiuesit e juridikut bien dakord me këtë!"-shkruan sërish Trump.
Shtuar më 10/11/2020, ora 20:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori