Inceneratori i Tiranës nën sekuestro, gazetarja Xama: Nga sot shqiptarëve u kursehen 15 milionë euro në vit

Gazetarja Ola Xama ka reaguar në lidhje me sekuestron e vendosur nga Gjykata e Posaçme për inceneratorin e Tiranës.

Xama, e cila herë pas here ka denoncuar aferën korruptive, thotë në një postim në “Facebook se duke filluar nga dita e sotme shqiptarëve do iu kursehen rreth 15 milionë euro në vit të cilat merreshin nga persona të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Më tej ajo e cilëson sekuestrimin si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit, teksa shton se tashmë ndërpiten edhe burimet e disa mediave që shpallnin armik këdo që fliste pro interest publik.

“Pas kesaj ngjarje dhe integriteti i hetimeve te SPAK qe vendosej ne pikepyetje nga opinioni publik duke bere analogji me Fierin dhe Elbasanin bie.

Kjo eshte nje nga ngjarjet me te rendesishme te vitit. Kushdo qe mund te thote se nuk ka cfare sekuestrohet, apo ajo qe u be nuk zhbehet e shume gjera te tjera, i them qe eshte gabim.

Nga sot shqiptareve do iu kursehen te pakten 15 milion euro ne vit qe merreshin nga disa njerez qe jane ne kerkim nga drejtesia. 13 milion euro qe paguheshin nga bashkia Tirane dhe 2 te tjera nga Durresi dhe Kavaja. Disa milion euro po u kursehen edhe operatoreve private qe ishin te detyruar te depozitonin mbetjet ne kete landfill.

Pas kesaj ngjarje dhe integriteti i hetimeve te SPAK qe vendosej ne pikepyetje nga opinioni publik duke bere analogji me Fierin dhe Elbasanin bie.

Edhe burimit te parave qe financonin disa media qe shanin dhe shpallnin armik kedo qe fliste pro interesit publik, tashme po i priten fijet”, shkruan Xama.

 


Shtuar 1.08.2023 14:58