Trump mban fjalimin e fundit dhe paralajmëron: Do rikthehem sërish!
"Ishin 4 vite të mrekullueshme, kemi bërë aq shumë gjëra bashkë..."

Kështu është shprehur Donald Trump në fjalimin e fundit si President i Amerikës, duke bërë një premtim të madh, se një ditë do të rikthehet sërish.

Donald Trump foli nga baza ajrore "Andreës", me një fjalim jo të përgaditur më parë, ai e konsideroi Amerikën të përmirësuar gjatë presidencës së tij.

"Regulluam ushtrinë dhe veteranët. Ulëm taksat. Shpresoj të mos i rrisin taksat, por nëse e bëjnë, ju pata thënë. Prandaj patëm edhe shifra kaq të mira në punësim."- tha ndër të tjera Trump.

Fjala e Trump:

Ishin 4 vite të mrekullueshme, kemi bërë aq shumë gjëra bashkë. Dua të falenderoj familjen, miqtë dhe të gjithë të tjerët. Njerëzit nuk e dinë se sa shumë ka punuar kjo familje.

Mund të kishte pasur një jetë shumë më të lehtë. Ishte diçka shumë e veçantë.

Nuk ishim një administratë e zakonshme. Rregulluam ushtrinë dhe veteranët. Ulëm taksat. Shpresoj të mos i rrisin taksat, por nëse e bëjnë, ju pata thënë.

Prandaj patëm edhe shifra kaq të mira në punësim. Po të mos ishim goditur nga pandemia do të kishim pasur shifra të jashtëzakonshme.

Deri në shkurt kishim shifrat më të mira ndonjëherë. Vaksina ishte një mrekulli e mjekësisë. E bëmë për 9 muaj, në vend të 9 viteve.

Muajt e ardhshëm do të shihni shifra të jashtëzakonshme në ekonomi. Kemi punuar shumë. Kemi lënë gjithçka në fushë. Ka ende shumë gjëra për të bërë. Gjëja e parë është të kujtojmë viktimat e virusit kinez.

Jeni të mrekullueshëm. Ky është një vend madhështor. Ishte nderi dhe privilegji im më i madh që të isha presidenti juaj. Do të luftoj gjithmonë për ju, do të shoh, do të dëgjoj dhe ju them që e ardhmja e këtij vendi do të jetë e shkëlqyer.

I uroj kësaj administrate sukses dhe mendoj se do t’ia dalin. Kanë një bazë spektakolare nga t’ia nisin. Në një lloj forme, do të kthehem. Shihemi së shpejti. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2021, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori