Trump iu përgjigj jashtëzakonisht mirë mjekimit, gati për rikthim
Presidenti i SHBA Donald Trump ka përfunduar trajtimit për Covid-19 dhe mund të kthehet në angazhimet publike këtë fundjavë”. Kështu u shpreh doktor Sean Conley, i cili tha se presidenti ishte përgjigjur “jashtëzakonisht mirë” ndaj mjekimit.

Pas këtyre deklaratave, Presidenti Trump tha se ndoshta do të bënte një tjetër provë Covid dhe shpresonte të mbante një tubim gjatë fundjavës, raporton BBC.

Presidenti më herët u tërhoq nga debati televiziv të enjten e ardhshme me rivalin demokrat Joe Biden.

Ai tha se “nuk do ta humbas kohën time në një debat virtual” pasi organizatorët thanë se do të duhej të zhvillohej në distancë sepse Trump kishte dalë pozitiv për koronavirus.

Ky veprim shkaktoi një grindje rreth mënyrës dhe kur do të zhvilloheshin debate të mëtejshme.

Shtuar më 09/10/2020, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori