Trump e pranon: Drejt fundit rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtëse për mjekët
Në konferencën e përditshme për shtyp lidhur me koronavirusin, Presidenti Donald Trump e pranoi se rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtëse që përdorin mjekët dhe infermierët për t’u mbrojtur nga COVID-19 pothuajse kanë përfunduar.trump

Presidenti Trump e konfirmoi të mërkurën lajmin e njoftuar nga media gjatë ditës, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara shënuan mbi 900 të vdekur, numri më i lartë i vitimave nga virusi brenda një dite.

Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi në botë mbi 209 mijë, ndërsa të vdekurit kanë arritur në mbi 4,600.

Në Nju Jork, epiqendra e virusit në Shtetet e Bashkuara, guvernatori Andrew Cuomo tha se mund të ketë deri në 16 mijë të vdekur nga epidemia.

Deri tani në shtetin e Nju Jorkut ka rreth 84 mijë të infektuar dhe afro 2 mijë të vdekur.

Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij po konsideron kufizime të mëtejshme për udhëtimet e brendshme “mes pikave të nxehta”, në përpjekje për të luftuar epideminë.

Por ai i refuzoi idesë për një urdhër mbarëkombëtar për ndaluar lëvizjet në Shtetet e Bashkuara. Megjithëse disa shtete po veprojnë ngadalë, zoti Trump tha se duhet një fare fleksibiliteti pasi në disa shtete gjendja nuk është edhe aq e rëndë.

Shtëpia e Bardhë tha të martën se deri në 240 mijë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi. VOA
Shtuar më 02/04/2020, ora 08:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori