Trump apo Biden? Astrologia Meri tregon se kush mund të jetë fituesi
Astrologia e njohur Meri Shehu bëri një parashikim të ecurisë së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Sipas saj, Biden është më i favorizuar se Trmp. Ajo tha te "Rudina" se zgjedhjet nuk janë thjesht fitore mes dy kandidatësh, varet se si do të shfrytëzohen energjitë e mira.

"Unë kam parë edhe shenjat e përfaqësuesve që i mbështesin nga mbrapa. Joe Biden kishte një femër shumë të fuqishme në shenjën e Peshores, kurse Trump kishte një përfaqësues të fuqishëm në shenjën e Binjakëve.

Joe Biden duke qenë shenja e Akrepit, këtë vit ka më shumë ndikime të mira planetare, kjo nuk do të thotë detyrimisht që Joe Biden do të fitojë, por ka një energji mbështetëse nga Bricjapi. Tani si do ta shfrytëzojë Joe Biden këtë energji, kjo varet nga ata që punojnë për të dhe nga vetë ai duke marrë parasysh që nuk e ka kaluar ende koronavirusin.

Kurse Trump që është Binjak, ka në datën 3 Hënën në Binjak, që mund të jetë një shpërthim ose çlirim i atyre energjive që do ndodhin këto ditë që për hir të së vërtetës gjithë fushata amerikane, ndodh me Mërkur të kundërt.

Do ketë lojëra të fshehta, publicitete dhe informacione të ngatërruara, mund të ketë problematika që krijojnë pengesa në ecurinë e gjërave deri në datë 3.

Planetët si energji ndihmojnë Joe Biden, por varet si e shfrytëzojnë të dy këtë energji që i japin planetet. Ndoshta Trump nuk e ka këtë energji planetare këtë kohë, por ka arritur të mbivendoset mbi këtë dobësi dhe ka bërë disa hapa para. Kaloi virusin gjë që e ka ndihmuar në imazh dhe në forcë", tha Shehu.
Shtuar më 21/10/2020, ora 20:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori