Tropoje, aksident me pasoje vdekjen ne Qafe-Morine
Albeu.com
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Qafës së Morinës në Tropojë. Aksidenti ka ndodhur në orët e para ë mëngjesit. Sipas policisë lokale mësohet se viktima është shtetsi Fatmir Çelaku, 18 vjeç.
Në automjetin e aksidentuar ndodheshin edhe katër persona të tjerë që pësuan lëndime por pa rrezik për jetën.

Policia tha se ata u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur si pasojë e borës dhe ngricave në rrugën që lidh qytetin verior me Kosovën.
Shtuar më 02/02/2010, ora 16:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori