Çmendet vajza nga Tropoja! Hedh Audi RS 7 në mes të Valbonës (VIDEO)
Një ngjarje tepër e çuditshme ka ndodhur paraditen e sotme në Valbonë.

Një vajzë që sipas dëshmitarëve është nga Tropoja hodhi makinën që po drejtonte, tip Audi RS 7 në lumin Valbonë. Automjeti ishte me targa zviceriane dhe dëshmitarët shprehen se makina ishte e marrë me qira (leasing) dhe ka qenë vetë vajza e cila me dëshirën dhe ndërgjegjen e saj e ka futur në lumë për ta testuar.

Madje sipas informacioneve mësohet se makina ka qenë e marrë me qira nga një kompani dhe jo nga vetë vajza, shkruan JOQ.

Në vijim keni shumë foto nga vendngjarja si dhe videon e momentit kur makina e shtrenjtë nxirret nga lumi. /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2017, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori