Tronditet Vlora, një i vrarë dhe tre të plagosur
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
UPDATE - Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte në mbrëmje qytetin e Vlorës. Flitet se në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë ka ndodhur një ekzekutim.

Policia e Vlores informon: Rreth orës 23:20 minuta (20 prill 2o17) një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të pales tjeter pas një konflikti të çastit”.

Për pasojë ka mbetur i vrarë Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

Florian Hila 28 vjec
Arslonel Llanaj 32 vjec
Arta Luka 26 vjece

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve është dhe kamarieri i lokalit.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit
“Ka pasur bresheri te shtënash pasi brenda lokalit thuajse cdo gjë është shkatërruar”, na informon gazetarja e Ora News Jerola Ziaj.

Njëri prej të plagosurve është dërguar n[ Tirane. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.