Tronditet vendi, 14 tërmete godasin Shqipërinë në pak orë
Pëlqej
14 tërmete janë ndjerë në Shqipëri brenda pak orëve.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se tërmeti i parë është regjistruar ditën e djeshme në orën 15:00 dhe epiqendra e tij ka qenë në kufij me Greqinë.

Ndërkohë, në orët e para të datës 20 maj, janë regjistruar pesë lëkundje tërmeti të cilat janë ndjerë në jug të vendit.

Bashkia Selenice konfirmon se dhjetra shtëpi janë të dëmtuara nga tërmeti në fshatrat Vermik, Matogjin dhe Bashaj.

10 shtëpi janë dëmtuar në Vermik dhe mbi 5 -6 shtëpiBashaj dhe mbi 5 shtëpi në Matogjin.

Bashaj janë rrëzuar gure nga mali dhe është bllokuar edhe rruga pasi ka dëme të konsiderueshme.

Rreth orës 20:10 të mbrëmjes së kaluar një tërmet me fuqi 4.8 ballë, ka lëkundur disa qytete të jugut të vendit. Tërmeti është ndjerë në Fier, Vlorë dhe Tepelenë. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori