Tronditet Tirana, tërmeti 4.2 ballë godet Shqipërinë në mesnatë
Banorët e Shqipërisë Qendore dhe Maqedonisë Lindore u tronditën gjatë orëvë të vona të natës nga një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Richter që goditi zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, transmeton Albeu.com.

Qendrat ndërkombëtare të studimit të tërmeteve raportojnë se epiqendra e tij ishte zona malore e midis Librazhdit dhe Bulqizës duke u ndjerë kështu jo pak edhe në qytetet shqiptare në Maqedoni.

Tërmeti ndodhi në orën 00:20 të natës, duke u ndjerë edhe në zona si Elbasani, Lushnja, Tirana, Durrësi, etj. /Albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 00:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori