Tronditet qeveria/ "Çimkë" në zyrën e Tahirit, dyshohet se e futi punonjësi i Ministrisë
Update- Pas paralajmërimit nga ish-kryeministri Sali Berisha duke thënë se ministri Tahiri është regjistruar me zë, ku e implikon atë në afera të ndryshme, tashmë çdo gjë duket e konkretizuar.

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për këtë rast. Referimi pranë akuzës së kryeqytetit është bërë nga Ministria e Brendshme dhe procedimi është regjistruar përpara dy javëve.

Si provë, në zyrën e prokurorit të çështjes është dhe pajisja e gjetur në zyrën e Saimir Tahirit.

Burime të Televizionin Klan thonë se pajisja regjistron vetëm audio dhe jo video. Ajo tashmë është në dorën e hetuesve dhe po kryhen verifikime për të parë nëse ka qënë në proces regjistrimi. /albeu.com/


Shtuar më 02/06/2016, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori