Tronditet Londra: Vritet para gruas dhe fëmijëve shqiptari
Flamur Beqiri, vëllai i Misse Beqiri, e njohur në Britani mbi pjesëmarrjet e saj në spektaklet televizive “reality”, është ekzekutuar sot me armë zjarri.

Ai u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij, në Londër.

Flamur Beqiri kishte blerë një shtëpi në Londër me vlerë 1.7 milion euro.

Autori i sulmit u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, thanë policët.

Mjekët u përpoqën për të shpëtuar Flamurin, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia ka nisur një hetim për vrasje, por nuk është bërë ende asnjë arrestim.

Motra e tij, 29-vjeçarja Misse, më parë ishte martuar me yllin e Manchester United, Anders Lindegaard.
Shtuar më 26/12/2019, ora 21:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori