Tronditet Ksamili, 50-vjeçarin e vrasin brenda makinës në oborrin e shtëpisë

Aleksandër Bardhi
Pëlqej
Një person është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Ksamil.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Baxho”, rreth orës 23.50 të së shtunës mbrëma.

Nga verifikimi paraprak i policisë është konstatuar se brenda në automjetin tip “Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjetur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, Vangjel Çik., 50 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.

Mësohet se viktima është babai i Dhimitër Çikos, i arrestuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit në 24 shtator 2016.

Dhimitër Çiko, akuzohet se bashkë me Albi Xhezairin i shpallur në kërkim dhe Amarildo Lamen, kanë vrarë Aleksandër Bardhin.

Ndërkohë më 12 dhjetor 2016, u vra edhe babai i Albi Xhezairit, Agron Xhezairi 53 vjeç.

Që të dyja këto krime, i mbrëmshmi dhe ai i dhjetorit të kaluar, dyshohet se kanë ndodhur për hakmarrje lidhur me vrasjen e Aleksandër Bardhit. /albeu.com/

Shtuar më 20/08/2017, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori