Tronditet Kamza, babai abuzoi me të bijën që 12 vjeçe
Një ngjarje shokuese ka tronditur zonën e Kamzës në Tiranë, pasi një “baba” i ka shkatërruar jetën vajzës së tij duke kryer incest që kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe.

Kryefamiljari, Artur Lezo, ndodhet një hap larg dënimit me 15 vite burgim, që ishte kërkesa përfundimtare e prokurorisë. Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij që në moshën 12-vjeçare.

Vajza e ka treguar historinë e saj kur mbushi 18 vjeç, pasi u fejua me një djalë nga Mallakastra, i cili konstatoi se nuk ishte e virgjër. Në këtë moment, vajza i ka treguar të ëmës se i ati kishte abuzuar me të që në moshën 12-vjeçare.

Bashkë me të ëmën, vajza bëri denoncimin dhe dëshminë në polici, e cila më pas arrestoi Artur Lezon. Vajza është shprehur se nuk ka për ta falur kurrë të atin, pasi abuzimi seksual ka ndodhur disa herë, kur e ëma nuk ndodhej në banesë, transmeton TCH.

Ndërsa, për shkak edhe të moshës dhe turpit, kishte ngurruar që ta denonconte menjëherë këtë abuzim, i cili ishte edhe shkaku i prishjes së fejesës. /Albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori