Tronditet Greqia, tërmet i 5.2 i shkallës rihter
Një tërmet me magnitude 5.2 i shkallës rihter tronditi ditën e sotme Hydrën, në Greqi. Thellësia fokale e tërmetit llogaritet 98 km, në Jug-Juglindje të Hydra.

Sipas Institutit Gjeodinamik tërmeti u ndje në zonat përreth, në Ciklada, Kretë dhe Attica.

Media greke “Zougla.gr” kontaktoi Departamentin e Zjarrit dhe Autoritetet e Hydras, të cilët bëjnë të ditur se deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar, apo dëme materiale.

Në një intervistë, sizmologu Efthymios Lekkas tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen.

“Midis Hydra dhe Milos tipari kryesor është thellësia e konsiderueshme, është një tërmet në thellësi, u ndje natyrisht në Attica, Argolida, Laconia, Crete dhe ishujt përreth, por nuk mund të lidhet me sizmicitetin sipërfaqësor”, tha ai.

“Ne nuk do të kemi një tërmet më të madh. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim,” tha Efthymios Lekkas.
Shtuar më 17/08/2020, ora 18:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori