Tronditet Fieri, makina përplas dy gra në trotuar
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit.

Një makinë, në afërsi të parkut të qytetit, ka hipur mbi trotuar duke goditur dy gra.

Sipas njoftimeve paraprake, një nga gratë e aksidentuara ka thyer të dyja këmbët.

Në vendngjarje kanë shkuar makinat e policisë dhe autoambulanca.
Shtuar më 21/10/2018, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori