Vdekja e Mbretëreshës/ Ndeshjet e Premier League do të shtyhen, çfarë do të ndodhë me klubet angleze në Europë?

Premier League dhe çdo kompeticion tjetër në Angli do të pezullojë aktivitetin këtë fundjavë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Nëse pezullimi i ndeshjeve në Premier League është thuajse i sigurtë, çfarë do të ndodhë me klubet angleze që marin pjesë në Europë?

Për këtë çështje mësohet se UEFA do t’i japë atyre mundësinë që të ripërcaktojnë një datë tjetër për ndeshjet e përcaktuara për mesjavën e ardhshme.

Kujtojmë mbreti shpalli jo 10, por 17 ditë zie në Britani. Mbretëresha, monarkja më jetëgjatë e vendit, ndërroi jetë në rezidencën e saj në Balmorel në Skoci ditën e enjte./albeu.com