E FUNDIT/ Mbytet pushuesi në Durrës
Tronditet Elbasani, shpërthen granata në mes të lokalit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Elbasan, ku një granatë ka shpërthyer brenda ambienteve të një lokali.

Si pasojë e shpërthimit një person ka mbetur i plagosur pronari i lokalit, 32-vjeçari me iniciale, A.A dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacioni paraprak:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Shtuar më 16/11/2018, ora 08:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori