Ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ditën e sotme ka publikuar një dokument që nxjerr në dritë trajtimin çnjerëzor në
kampin e Tepelenes.
“Në
kampin e internimit të
Tepelenës kemi një sasi njerëzish që janë pothuaj krejt të
zhveshur pse janë nga veriu dhe se kanë një pjesë të gjatë që rrinë në
kampe (u duken mishrat).
Qëndrimi i tyre i
zhveshur nuk bën qëndrim të mirë politik”’- thuhet mes te tjerash ne raport.
Nga Kastriot Dervishi
1951/Të internuarit e kampit nr.4 në Tepelenë
Në raportin e datës 30 korrik 1951 për gjendjen në kampet e internimit, të punës dhe në burgje, të kryetarit të Degës së Kampeve e Burgjeve në Drejtorinë e Policisë Popullore, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sabri Sevrani, bëhet një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes.
Në atë kohë, në Shqipëri ishin vetëm dy
kampe pune të detyruar, nr.1 në Podgorie dhe nr.2 në Peqin, disa
kampe internimi dhe disa burgje. Për gjendjen e vështirë në
kampin nr.4 të
Tepelenës, mjafton të lexohet pjesa e mëposhtme:
“Kampeve të internimit, të punës dhe një pjesë e të burgosurve që kanë shumë vjet në burgje, në lidhje me veshmbathjen, nuk u është dhënë asgjë deri më sot në bazë të ligjit nr.1188, datë 5.12.1950, ajo që u takon.
Në
kampin e internimit të
Tepelenës kemi një sasi njerëzish që janë pothuaj krejt të
zhveshur pse janë nga veriu dhe se kanë një pjesë të gjatë që rrinë në
kampe (u duken mishrat). Qëndrimi i tyre i
zhveshur nuk bën qëndrim të mirë politik” /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018,
ora 12:19