TRONDITËSE: 48 vjeçari ngacmon seksualisht një fëmijë 5 vjeçar
Një tjetër rast tronditë raportohet nga Berati. Një 48 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë 5 vjeçar. Denoncimi në polici është bërë nga prindërit e 5-vjeçarit.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual me të mitur”, me një fëmijë 5 – vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.”
Shtuar më 19/06/2020, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori