Tronditëse, 25 vjeçari nga Kurbini i jep tragjikisht fund jetës
Më anë të një njoftimi për media policia e Lezhës, bën të ditur se ka ndërruar jetë në pavionin e toksikologjisë në QSUT Tiranë, një 25 vjeçar nga Kurbini.

I riu ka ndërruar jetë në spital pasi kishte konsumuar fostoksinë. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Njoftimi i plotë

Më datë 14.07.2017, është dërguar tek poliklinika e Mamurrasit, Kurbin, në gjendje të rëndë shtetasi P.B.vjeç 25 , banues në Kurbin, i cili më pas është derguar në pavionin e toksikologjisë në QSUT Tiranë, ku ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka konsumuar fotoksinë. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për vlerësim. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2017, ora 21:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori