Tronditën qytetin, çfarë lanë pas dy shpërthimet e tritolit në Vlorë
Në orët e para të ditës së sotme në Vlorë kanë ndodhur dy shpërthime kontrolli të cilat kanë tronditur qytetin bregdetar.

Ajo ç'ka lanë pas shpërthimet janë jo vetëm dëme materiale, por edhe tronditje e madhe për familjët, por fatmirësisht nuk ka të lënduar apo viktima.

Njoftimi i policisë

I pari ka ndodhur rreth orës 2:30, në lagjen “Lirim”; pranë derës së banesës së shtetasit Fatjon Bata, 29 vjeç është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Rreth orës 3:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme. /albeu.com/

Shtuar më 02/05/2018, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori