Mund të shkatërrojnë një shtet, Putin tregon kur do të përdoren raketat bërthamore SARMAT

Rusia do të forcojë më tej forcat e saj të armatosura.

Sipas skynews, lajmin e bëri të ditur gjatë të martës vetë presidenti rus Vladimir Putin.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe forcojmë forcat tona të armatosura, duke marrë parasysh kërcënimet dhe rreziqet e mundshme ushtarake”, tha ai.

Ai shtoi se raketat balistike ndërkontinentale Sarmat të sapo-testuara të Rusisë, të afta për të mbajtur 10 ose më shumë koka bërthamore do të përdoren deri në fund të vitit.