Trondit David Brown: Fëmijët janë abuzuar, por mua më akuzuan sepse...
John David Brown i dënuar për abuzime seksuale me të mitur, pranon për herë të parë se fëmijët e strehuar në fondacionin e krijuar prej tij në Shqipëri janë abuzuar, por jo nga ai.

Një ditë më parë gjykata i refuzoi atij kërkesën për rigjykim me prova të reja, vendim të cilin Broën e quan padrejtësi duke ngritur dyshimet se gjithçka u bë për ti mbyllur atij fondacionin.

Për Report Tv ai tregon se autoritetet e drejtësisë nuk kanë pasur për qëllim të zbardhin abuzimet seksuale me fëmijët.

Ka kaluar 11 vite në qeli i dënuar me akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të mitur, por dënimin ndaj tij e konsideron të padrejtë dhe ka shpresë se një ditë dosja e tij do të rihapet.

David ka arritur të mësoj një gjuhën shqip në qeli dhe në shqip shprehet se sërish ka shpresë se një ditë drejtësia do ta shpallë atë të pafajshëm dhe pse dënimi ndaj tij është padrejtësi.

Është kjo historia e 66-vjeçarit John David Brown të cilit një ditë më parë gjykata i refuzoi të drejtën për të administruar prova të reja në dosjen e dënimit me 20 vite ndaj tij, dënim i cili mbeti në fuqi./albeu.com/

Shtuar më 21/03/2017, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori