Trondit daja e Florencit: E vranë se s'kishim lek të paguanim spitalin
Ditën e sotmë në Tiranë është mbajtur një protestë për Florenc Beqirin. Florenci vdiq dy ditë më parë në një spital në Marsejë, aty ku mbahej gjallë falë aparaturave.

Daja i Florenc Beqirit, Bashkim Hasani është shprehur se 23-vjeçari është rritur me fukarallëk dhe ka punuar si lavazhier para se të kërkonte azil në Francë.

Ai shprehet më tej Florencit ia hoqën aparaturat pasi nuk kishte kush t’i paguante paratë në spital.

"Aparaturat iu hoqën Florencit sepse shokët e tij na thanë që këtu në spital është shumë shtrenjtë. Nga ambasada atje nuk ndërhyri asnjeri. Pse e neglizhuan? Pse i ranë për shkurt?

E vranë për fonde, për arsye pse nuk kishin të paguanim. Kur ja kanë hequr aparaturat nuk kanë qenë aty babai. Ai kurrë nuk mund të vriste veten, ishte një djalë i zgjuar, nuk kishte arsye.

Hera e fundit që na ka marrë në tel na ka thënë që do kthehen dhe më dilni para të më paguani autobusin se nuk kam para me vete. Këtu ka punuar lavazhier për të mbajtur familjen”, u shpreh daja i Florencit, Bashkim Hasanit. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2017, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori