Trondit blegtori për mishin në Shqipëri: Hormonet e bëjnë 1 kuintal për dy muaj
Pëlqej
Siguria e ushqimeve në Shqipëri është zero!

Dhe pavarësisht skandalëve të plasura në lidhje me ushqimet që jemi të detyruar të konsumojmë, shteti nuk ka bërë asnjë lëvizje për shendetin e qytetarëve të tij.

Në një intervistë për emisionin investigativ "Boom" një blegtor ka bërë pohuar një fakt të frikshëm, i cili dëshmon se bagëtitë shqiptare nuk ushqehen aspak shëndetshëm, por që gjithsesi mishi i tyre u shitet shqiptarëve për konsum.

Blegtori shprehet:

"Viçave u injektohet një lloj hormoni që i fryn. Unë i q* nënën, jo të ha me fëmijët nga ai mish i tyre. Më mirë hamë bukë e kripë."

Dëshmia e blegtorit nga një fshat shqiptar, i cili pa e ditur se filmohej ka rrëfyer faktet e frikshme:

Blegtori: Po e di ca do të thotë hormon apo jo?

Gazetarja: Po për viçin i përdorin apo jo?

Blegtori: I përdorin posi jo bëhet viçi naaa, kur ta therrësh është tërë shkumbë brenda. Në një dasmë u shtruan të tërë në spital vetëm nga vici me mish me hormone.

Gazetarja: Ajo gjilpëra që i bën për sa e rrit viçin?

Blegtori: Për 2 muaj, i merr 800 mijë lekë.

Gazetarja: Ta leverdis?

Blegtori: Ta leverdis se 16 mijë lekë është vaksina.

Gazetarja: Ku blihet vaksina?

Blegtori: Nëpër qendra që shesin mjekime per blegtorinë

Gazetarja: Është e lejueshme?

Blegtori: Jooo. Në qafë ja bëj unë. Ai sa vjen dhe fryhet. Për dy muaj ai bën 1 kuintal mish.

Gazetarja: Dhe e shet 800 mijë lekë, ia vlen?

Blegtori: Ia vlen, ia vlen, por po na vdesin nipër e mbesa. Unë bukë e kripë e me qepë ha, këto nuk i ha se ja di vlerën. /albeu.com/

Shtuar më 22/02/2018, ora 08:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori